Berisha shkon në SPAK, do të pyetet për herë të parë si person nën hetim

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka dalë nga banesa, i është drejtuar sot ambienteve të SPAK, ku është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, si person nën hetim.

Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’. Në mbështetje të tij kanë shkuar dhe deputetë të opozitës.

Kjo do të jetë hera e parë që Berisha shkon në SPAK për t’u marrë në pyetje për këtë çështje, ndërkohë më herët ai nuk ka pranuar të paraqitet siç e përcaktonte ligji në kohën kur ndaj tij ishte caktuar ‘detyrim paraqitje’./BW

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne