Berisha shpërthen: Rama quante Trumpin “turpi i njerëzimit”, Yuri Kim më e korruptuara në histori!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër deklaratë të fortë, duke sulmuar ashpër ambasadoren e dikurshme amerikane në Tiranë, Yuri Kim, si dhe qeverinë Rama.

“Edi Rama e quante Donald Trumpin turpin e njerëzimit, ndërsa tani përkulet e serviloset para Uashingtonit. Ndërkohë, bastardja Yuri Kim është ambasadorja më e korruptuar që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Lubia e ka mendjen vetëm tek thesi me para! Ku është tani, apo po hap shampanjën për burgosjen e Veliajt?” – deklaroi Berisha.

Ai nuk kurseu as ministren Belinda Balluku, duke thënë se Shqipëria nuk ka parë kurrë një zullumqare të tillë. “Ajo duhet të ishte pas hekurave bashkë me Veliajn!” – u shpreh Berisha.

Këto deklarata vijnë në një kohë kur SPAK ka goditur njerëz të afërt me qeverinë, ndërsa vetë Berisha vijon të akuzojë institucionet e drejtësisë si të kapura nga Rama dhe ndërkombëtarët./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne