Berisha: Skandal! Ministri i ri i Brendshëm çdo muaj 2 rroga shteti

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hapur ‘dosjen’ për ministrin e ri të Brendshëm, Sander Lleshi, i cili zëvendësoi dje pas dorëheqjes, Fatmir Xhafajn.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Berisha pohon se Lleshi merrte dy rroga shtetërore. Ka qenë një punësojnë dixhital ai që i shkruan Berishës se Lleshi ka qenë i vetmi që merrte dy rroga çdo muaj, një nga ministria e Mbrojtjes dhe tjetra nga Kryeministria.

DENONCIMI TEK BERISHA
Ministri i ri i brendshem, gjeneral me dy rroga shteterore! sb “Miremengjes Dr, jam punonjes ne kryeministri. Desha t’ju informoj per nje skandal te Sander Lleshit. Ky ishte punonjesi i vetem qe merrte 2 rroga shteterore çdo muaj, nje rroge e merrte te ministria mbrojtjes kurse rrogen tjeter e merrte si keshilltar i KM dhe parate e marra ne abuzim te plote nuk i ktheu ndonjehere perkundrazi kishte hallin qe te mos paguante dy here sigurimet shoqerore. Pra ky njeri tani qe behet minister, sa rroga do te marre??!”

Berisha

 

Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne