Vdes palestinezi i plagosur nga izraelitët në Gaza

Një palestinez ndërroi jetë si pasojë e plagëve që kishte marrë të premten nga zjarri i ushtrisë izraelite , në protestat anti-pushtuese përgjatë kufirit të Rripit të Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qidra, bëri të ditur se Jahja Bader al-Hassanat, 37 vjeç, vdiq të dielën nga plagët në kokë.

Gjatë shtatë muajve të fundit, palestinezët në Gaza kanë organizuar një sërë demonstratash përgjatë zonës tampon Gaza-Izrael, në të cilat kërkojnë të drejtën për t’u kthyer në shtëpitë e tyre në Palestinën historike nga e cila u dëbuan në vitin 1948.

Ata gjithashtu kërkojnë edhe heqjen e bllokadës 12 vjeçare të Izraelit mbi Rripin e Gazës, e cila ka shkatërruar ekonominë e kësaj enklave bregdetare duke privuar banorët e saj nga shumë mallra bazë.

Që prej fillimit të protestave më 30 mars, janë martirizuar mbi 200 palestinezë, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur nga zjarri i trupave izraelite të vendosura përgjatë anës tjetër të tampon-zonës.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne