Besimtarët bektashinj nisin pelegrinazhin 5 ditor në Tomorr

Prej mbrëmjes së të dielës, me mijëra besimtarë bektashinj nisin pelegrinazhin në malin e Tomorrit.

Tradita përkon me festën e Abaz Aliut dhe pelegrinazhi zgjat pesë ditë, gjatë të cilave besimtarët bektashinj kryejnë ritet fetare. Mes tyre spikat therja e bagëtive, të sjella nga vetë pelegrinët, si simbol kurbani.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=CM-JWS_agNU]

Sipas legjendës, Abaz Aliu është protagonisti i Betejës së Qerbelasë. Në krahun lindor të malit të Tomorrit, në lartësinë 2400 metra mbi nivelin e detit, gjendet teqeja e Abaz Aliut, vendi i adhurimit ku mblidhen besimtarët bektashinj, gjatë pelegrinazhit të muajit gusht.

Teqeja është shpallur monument kulture në vitin 2008.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne