Itali/ Zbulohet plantacioni i kanabisit të shqiptarëve

Policia italiane arrestoi dy shqiptarë të cilët kishin hapur një plantacion kanabisi në një pyll në afërsi të Kivaso pranë lumit Po.

Bimët narkotike ishin deri në dy metra të larta.

Sipas policisë italiane u konfiskuan 391 bimë marijuane dhe një sasi e thatë gati për shitje.

Në pranga u vunë Artur Kurti dhe Masimo Vlashi, të dy 28 vjeç nga Shqipëria dhe të pastrehë.

Besohet se këta të dy janë vetëm punëtorë të plantacionit, por nuk përjashtohet që ata të jenë pjesë e një grupi më të fuqishëm kriminal.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne