Independent: Tensionet SHBA-Turqi nuk janë për shkak të priftit

Gazeta Independent shkruan: “Lufta amerikano-turke nuk është vetëm për lirimin e pastorit amerikan, por lufta ka të bëjë me blerjen e sistemit raketor rus S-300 nga Turqia dhe refuzimin për të pranuar mbështetjen amerikane për Forcat e Mbrojtjes Popullore”.

Gazeta britanike, duke iu referuar vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të rritur importin e çelikut dhe aluminit nga Turqia, thotë se ishte e pabesueshme që ky tension të bazohej në arrestimin e priftit amerikan Andreë Bronson në Turqi. Rritja e dyfishtë e tarifave të importit për çelikun dhe aluminin nga Turqia kontribuoi në zhvlerësimin e monedhës turke dhe këtë vit lira turke humbi 45% të vlerës së saj. Gazeta shtoi se megjithëse presidenti turk Rexheb Taip Erdogan duhet fajësuar për rritjen e normave të interesit kundrejt inflacionit, kjo nuk është e gjitha dhe ekziston një listë e vërtetë e fajësimeve të Erdoganit, përveç blerjes së sistemit raketor S-300 nga Rusia dhe refuzimi për të pranuar mbështetjen amerikane për Forcat e Mbrojtjes Popullore. Vlen të theksohet se, Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, tha para mijëra mbështetësve se Turqia do të qëndrojë e fortë kundër “tentimit për dështim ekonomik” pas tensioneve me Shtetet e Bashkuara. Erdogan deklaroi para mijëra përkrahësve në Ankara se vendi u kërcënua nga ekonomia, sanksionet, valuta e huaj dhe inflacioni. “Ju themi se po e shohim lojën e tyre dhe po i sfidojmë”, tha ai./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne