BETEJA E FUSHE KOSOVES 28 QERSHOR 1389 (VIDOVDANI )/ ÇLIRIMI APO PUSHTIM PER SHQIPTARET?

Nga Azem Kovaçi
A e dini arsyen se pse serbët e vajtojne/qajnë humbjen ne betejën e fushe Kosovës ne 1389?
Shikoni harten poshte. Kjo ishte mbreteria serbe,1360 para ardhjes se Perandorise Osmane.
Shikoni principatat e kohës, asnjë gjurmë Arbërore, principatat e Arbërit ishin nën mbreterine serbe dhe jo nen bizantin, siç ua kane mësuar nëpër shkolla.
Pra, kjo është arsyeja se pse serbët e qajnë betejën e humbur të Kosovës (vajtojne/kujtojne shkaterrimin e mbreterise se tyre e cila sundoi dhunshem per 300 vjet mbi ne).
Mbeten përralla thëniet sikur neve na u nda rruga nga Europa kur erdhi Perandoria Osmane.
Neve do të na zhdukte dhe asimilonte mbreteria serbe. siç bëri me shumë fise arbërore nese ky sundim do te kishte vazhduar edhe per nje shekull.
Fale atij pushtimi sllav…sot kemi mbi 50% te toponimeve akoma me emra sllav , p.sh. (Kosova, bistrica, tropoje, korab, koritnik gjalice, brezovice, progradec, …e plot plot te tjera).
Shikoni harten e mesjetes te sjellur nga profesor i Cambridge University Proff Sir Noel Malcom ne librin e tij “Kosova nje histori e Shkurter ” botuar ne Londer ne 1998 , faqe 11
Duhet theksuar, qe sir Malcolm eshte dekoruar nga i ndjeri ish presidenti Republikes Bujar Nishani per kontribut ne historine Shqiptare dhe eshte nje nga akademiket më me ze dhe nder balkanologet me te njohur sot per sot.
Shikoni territoret serbe/sllave para ardhjes se Perandorise Osmane, totalisht te dominuara nga sllavet.
Dhe vazhdojne te na tregojne perralla, sikur gjoja kishim Universitete para ardhjes se Perandorise Osmane.🙈
Ne ishim specie ne zhdukje! Pra ardhja e Perandorise Osmane ishte shpetim per ne. Rimorem tokat tona, I sunduam serbet dhe greket per 500 vjet. U rritem si faktor ne Ballkan dhe Mesdhe. Shqiptaret duhet ti gezohen kesaj disfate te aleances serbe ne fushe Kosovë, sepse ishte pike kthimi per historine e kombit tona.
Ndergjegjsohu Shqiptar! Mjaft ngele i manipuluar nga historia e manipuluar./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne