Historiani Olsi Jazexhi ndan bindjen se pas armëpushimit konfliktin Izrael-Iran do e rinisë sërish Izraeli.
Në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, ai deklaroi se Iranit nuk i intereson të përdorë bombën nukleare në Izrael, për shkak se aty ka 7 milionë myslimanë.
Jazexhi i quan si terroristë që kanë kryer vrasje, muxhahedinët e strehuar në Manzë, duke i bërë përgjegjës edhe për një atentat ndaj Ajatollah Ali Khamenei, çka përfundoi me paralizimin e njërit krah të tij.
Me ne në Shqipëri por që është dhe në perëndim, nëpërmjet mekanizmave të tij, kontrollit financiar, propagandës mediatike, përdorimit të terroristëve si muxhahedinët që kemi në Manëz, ka krijuar një fobi të tmerrshme për Iranin, sa që njerëzit kur shohin Ali Khamenei ndjejnë një frikë që nuk arrijnë ta shpjegojnë dot.
Ky është një shembull perfekt i islamofobisë, të cilën spin-doktorët izraelitë nëpërmjet manipulimit mediatik kanë arritur ta instalojnë me shumë sukses. Fobia që kishin ndërtuar izraelitët në konceptin e raketave të Iranit, që do na godisë Irani, do na fshijë Irani, ishte një përrallë me mbret.
Personat që vrau Izraeli në luftën që nisi në datën 13 qershor, komandantët e Gardës Revolucionare, Izraeli nëpërmjet lobizimit të tij, arriti t’ia mbushë mendjen shumicës së perëndimit se nuk ishin oficerë ushtarakë normalë, por disa terroristë që hanin njerëz.
Madje dhe në Shqipëri në kohën e qeverisë së parë a të dytë të Edi Ramës, pas 2016-ës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj doli dhe ulëriste kundër këtyre gjeneralëve iranianë, por ne pamë që ata ishin njerëz normalë.
Është e vërtetë që Irani ka inferioritet teknologjik ndaj Amerikës, se amerikanët kanë superioritet edhe mbi rusët dhe ndoshta mbi kinezët. Megjithatë lufta 12 ditore si pasojë e agresionit të Izraelit kundër Iranit, është kulminacioni i një lufte që sionismi ndërkombëtar e nisi që në luftën e parë botërore, kur shkatërroi perandorinë e stërgjyshërve tanë osmanët, shkatërroi kalifatin e sunitëve dhe kur shiitët bën imamatin e tyre në Teheran, armiqësia e sionismit u përqendrua kundër Iranit dhe kjo luftë do vinte.
Edhe pse Izraeli dhe Amerikanët pretendojnë se kontrollon qiejt e Iranit, e vërteta është se dhe Irani kontrollonte qiejt e Izraelit. Në këto 12 vite luftë, Izraeli për herë të parë që prej krijimit të tij dhe në luftërat që Izraeli ka bërë kundër vendeve arabe dhe izraelite, lufta nuk u bë vetëm në territorin armik, siç ka bërë Izraeli luftë kundër Egjiptit, Sirisë, Jordanisë, Jemenit por iranianët goditën dhe shkatërruan Tel Avivin. Armëpushimin e kërkuan izraelitët jo iranianët.
Ali Khamenei doli dhe tha se ne nuk po kërkojmë armëpushim. Armëpushimi u kërkua nga Izraeli, nga që besimi i rremë i Netanyahut ishte që duke kryer sulmin terrorist që Izraeli kreu, duke vrarë gjithë krerët e ushtrisë iraniane kur ata flinin gjumë, duke u munduar të vrasë dhe Imam Ali Khamenei, Netanyahu besonte se populli iranian do të çohej dhe do të përmbyste hoxhallarët dhe pushtetin e tij dhe përfundoi në dështim.
Populli u mobilizua me republikën islamike dhe doli në rrugët e Iranit dhe bërtiste “Vdekje Amerikës”, “Vdekje Izraelit”. Ata nga kampi i Manzës vrasin njerëz dhe kjo është e dokumentuar. Kanë vrarë në bashkëpunim me Mosadin izraelit, shkencëtarë nuklearë iranianë dhe zyrtarë. Madje dhe udhëheqësi suprem i republikës islamike Imam Ali Khamenei, dorën e djathtë e ka të paralizuar, nga që këta që janë në Manëz i kanë vënë bombë dhe e kanë hedhur në erë. Ndaj përdor dorën e majtë. Ata janë terroristë.
Arsyeja pse Netanyahu hyri në luftë, se Irani e pasuroi uranimuin në masën 60% dhe 90% arrihet për dy javë. Po të duan iranianët edhe me kaq pasurim mund të krijojnë “dirty bomb”, duke kontaminuar gjithë territorin ku hidhet dhe nëse hidhet në Tel Aviv, Tel Avivi bëhet i pabanueshëm. Edhe pse nuk kanë bombën bërthamore, ata mund të krijojnë “dirty bomb” në çdo moment.
Irani nuk e hedh dot bombën nukleare dhe po ta ketë, se po ta hedhë nuk do vrasë vetëm këta kolonët polakë dhe ukrainas si Netanyahu, po ka 7 milionë myslimanë aty brenda në Izrael. Është xhamia e tretë e shenjtë e islamit, xhamia Aksa. Irani do ta çlirojë Izraelin nga aparteidi. Qëllimi i Iranit nuk është të zhduket Izraeli, por që Izraeli të kthehet në demokraci. / MCN