Bibla apo Kurani? Ja cili tekst fetar përmban më shumë dhunë…

Një analizë për të kuptuar se cili prej librave të shenjtë ka përmbajtje më të dhunshme, ka dalë në përfundimin se në Bibël gjenden më shumë fjalë që lidhen me vrasjen dhe shkatërrimin se sa në Kuran.

Inxhinieri i programeve kompjuterike, Tom Anderson, krijoi një program që analizoi në mënyrë automatike fjalët që shprehin dhunë në të dyja librat.

Anderson shpjegoi arsyen e kësaj analize. “Projekti u frymëzua nga debati i vazhdueshëm publik, lidhur me terrorizmin dhe lidhjen e tij me Islamin fondamentalist. Donim të kuptonim nëse ka më shumë dhunë në tekstet islame se sa në fetë e tjera”.

Rezultati ishte se Bibla përmban dy herë më shumë shprehje dhe fjalë të dhunshme se sa Kurani.

Megjithatë, autori pranon se ky është një studim sipërfaqësor dhe nuk mëton të japë përgjigje apo nxjerrë konluzione nëse këto libra fetarë kanë ndikim mbi aktet e dhunshme të njerëzve./The Independent

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne