Biblioteka më e madhe e Turqisë do të hapet në Stamboll

Biblioteka me kapacitet prej 7 milion libra do të jetë e hapur për publikun në vitin 2020

Stambolli, një qytet i prej 15 milionë banorësh, së shpejti do të hapë dyert e saj për bibliotekën më të madhe publike.

Kuarti historike i Artilerisë Rami, i ndërtuar në vitet 1770-ta në Eyup, në anën evropiane të qytetit, do të shdërrohet në një bibliotekë me një kapacitet prej 7 milion librash.

Kryetari Rexhep Tajip Erdogan njoftoi për projektin javën e kaluar gjatë një darke në kryeqytet, në Ankara. Projekti gjithashtu është përmendur në manifestimin zgjedhor të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK).

“Ne po bëjmë përpjekje për të inkurajuar brezin tonë për të lexuar libra”, tha Erdogan në një ngjarje në lagjen Zeytinburn të Stambollit të dielën.

Coskun Yilmaz, drejtor i kulturës dhe turizmit, tha :

“Plani është për të ndërtuar bibliotekën më të madhe në Turqi. Pasi projekti të përfundoi, biblioteka do të jetë një candidate për bibliotekën më të madhe në botë.”.

Biblioteka do të ketë dhoma leximi, salla ekspozita, kafene, kinema dhe dyqane.

“Do të ketë hapësira brenda ku vizitorët mund të ulen dhe të shpenzojnë orë të gjata,” tha Yilmaz.

Biblioteka do të ketë një seksion për fëmijët dhe koleksionistët, dhe do të mbajë libra mbi artin dhe qytetin.

Do të ketë një muze do që do t’i tregojë vizitorëve historikun e librave duke filluar me shpikjen e letrës, tha Coskun Yilmaz.

Parkimi do të ketë një kapacitet prej 1,250 automjete.

Projekti, i cili pritet të kushtojë 200 milionë lita Lira turke apo 43.3 milionë dollarë], do të hapet në vitin 2020.

Burimi : World Bulletin/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne