Jeff Bezos ka 141 miliardë dollarë ndërsa 63 për qind e amerikanëve thonë se nuk mund të përballojnë një situatë emergjente prej 500 dollarësh. Sistemi i pabarazisë masive është i paqëndrueshëm, megjithatë ai vazhdon të mbahet në këmbë falë miteve që na janë thënë, thotë Lee Camp.
Komediani Lee Camp zbërtheu tetë mite të mëdha të shoqërisë amerikane në edicionin më të fundit të emisionit të tij satirik Redacted Tonight në RT.
Në pjesën e hapjes, Camp thotë se korporatokracia është duke e shtrënguar vazhdimisht shtrirjen e vet, të pasurit e pakontrolluar po pasurohen çdo ditë dhe të varfrit po shfrytëzohen gjithnjë e më shumë.
“63 për qind e amerikanëve nuk mund të përballojnë një situatë emergjente prej 500 dollarësh. Megjithatë, në anën tjetër të spektrit, kreu i Amazon Jeff Bezos, sa për kuriozitet, ka tani një sasi monetare që kap vlerën e 141 miliardë dollarëve. Ndërkohë në botë 1 në 10 njerëz arrin të fitojë vetëm 2 dollarë në ditë. A e dini se sa kohë do ti duhej një personi që fiton në ditë vetëm 2 dollarë për të arritur të njëjtën sasi parash që ka Jeff Bezos? 193 milion vite. Madje kjo arrihet vetëm nëse ai do shpenzojë në ditë aq para sa për të blerë një letër të vetme higjenike. Ndërkohë që në mjaft pjesë të botës ka trazira nëpër rrugë, në SHBA këto nuk ndodhin”.
Camp habitet sesi për ne e gjithë kjo duket në rregull dhe thotë se arsyeja janë “mitet që na janë shitur ne të gjithëve”.
“Mitet që janë ngulitur nëpër programet tona shoqërore që nga lindja kur kokat tona ishin ende të buta. Këto mite janë pranuar dhe në thelb asnjëherë nuk janë vënë në pikëpyetje,” thotë Camp, duke shtuar se ai mendon se është detyrë e tij për ta qartesuar këtë.
Miti # 8: Ne kemi demokraci
“Nëse mendoni se kemi ende një republikë demokratike, pyeteni veten: kur ishte hera e fundit që Kongresi bëri diçka të cilën populli amerikan e kishte dëshiruar dhe që nuk ishte në dobi të korporatave? Ju ndoshta nuk mund ta bëni këtë pyetje, apo jo?”
Camp pretendon se Kongresi nuk bën “asgjë pa miratimin e atyre pleqve imoralë”.
Ai vuri në dukje se edhe Qendra Karter dhe ish-Presidenti Xhimi Karter besojnë se Amerika është transformuar në një oligarki – një grup i vogël i korruptuar i elitës kontrollon vendin pa pyetur shumicën e njerëzve.
“Sundimtarët kanë nevojë për mitin se ne jemi demokraci për të na dhënë iluzionin e kontrollit”, tha ai./rt/Gazeta Impakt
Shtatë mitet e tjera i gjeni këtu:
burimi: rt/Gazeta Impakt