Biden i quan protestuesit “terroristë të brendshëm”

Joe Biden, i cili u zgjodh President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), tha se ata që sulmuan Kongresin një ditë më parë ishin “terroristë të brendshëm”.

Biden i bëri një vlerësim bastisjes së ndërtesës së Kongresit nga mbështetësit e Presidentit Donald Trump në një ngjarje në Delaware ku ai prezantoi Merrick Garland të nominuarin si Sekretar i Drejtësisë.

Duke vënë në dukje se bastisja e Kongresit është “njëra prej ditëve më të errëta” në historinë amerikane, Biden tha: “Ata nuk janë protestues, mos i quani ashtu. Ata janë një turmë rebelësh, ata janë terroristë të brendshëm. (Trump) Ka filluar një sulm të plotë ndaj institucioneve tona demokratike që nga fillimi”.

Ndërkohë, dorëheqjeve nga kabineti për shkak të bastisjes së Kongresit iu shtua edhe një e re.

Sekretarja e Transportit Elaine Chao dha dorëheqje nga posti i saj që do të hyjë në fuqi më 11 janar pasi ajo mbajti përgjegjës Presidentin Donald Trump për ngjarjet.

Stephanie Grisham, ish-drejtoresha e komunikimit dhe sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë dhe shefja aktuale e kabinetit për zonjën e parë Melania Trump, ka paraqitur dorëheqjen e saj, efektive menjëherë, pas protestave të dhunshme.

Edhe zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Matthews dhe Drejtori i Çështjeve Sociale të Shtëpisë së Bardhë Rickie Niceta gjithashtu njoftuan më vonë se po japin dorëheqjen për shkak të këtyre ngjarjeve.

Para fillimit të ngjarjeve, Presidenti Trump kishte thënë se nuk do ta pranonte humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale dhe nuk do të heqë dorë nga përpjekjet.

Pas mitingut të organizuar ditë më parë para Shtëpisë së Bardhë, ku mori pjesë edhe Presidenti Trump, mijëra përkrahës të Trumpit marshuan drejtë ndërtesës së Kongresit me çrast u jetuan edhe përleshje mes protestuesve dhe policisë. Disa protestues arritën të kapërcejnë barrikadat e policisë dhe hynë në ndërtesë.

Në këto ngjarje katër njerëz u vranë dhe disa të tjerë u plagosën. Gruaja që u vra kur policia hapi zjarr ishte një ish-ushtare që shërbeu 12 vjet në Forcat Ajrore./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne