Biden thotë se “absolutisht” i ka kërkuar Izraelit të mos godasë paqeruajtësit e OKB-së në Liban

Presidenti amerikan Joe Biden se i ka kërkuar Izraelit të mos godasë paqeruajtësit e OKB-së në Liban. I pyetur nga gazetarët nëse i ka kërkuar Izraelit të ndalonte goditjet ndaj paqeruajtësve të OKB-së, presidenti amerikan u shpreh shkurt: “Absolutisht”.

Deklaratat e tij erdhën pasi forcat izraelite më herët gjatë ditës bombarduan një post vëzhgimi që i përkiste Forcës së Përkohshme të OKB-së në Liban (UNIFIL) në selinë e saj në Naqoura, Libani jugor, duke plagosur dy paqeruajtës nga kontingjenti i Sri Lankës, siç njoftoi Agjencia Kombëtare e Lajmeve të Libanit. Dy paqeruajtës u plagosën gjithashtu në një sulm të ngjashëm të enjten.

Izraeli ka kryer sulme masive ajrore në gjithë Libanin që nga 23 shtatori kundër atyre që ai pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke vrarë të paktën 1.351 njerëz, duke plagosur mbi 3.800 të tjerë dhe duke zhvendosur më shumë se 1,2 milion njerëz.

Fushata ajrore është një përshkallëzim i luftës ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut që nga fillimi i ofensivës së Tel Avivit në Rripin e Gazës në tetor të vitit të kaluar, në të cilën Izraeli ka vrarë mbi 42.100 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare se Lindja e Mesme është në prag të një lufte rajonale mes sulmeve brutale të Izraelit ndaj Gazës dhe Libanit, ai e zgjeroi konfliktin më 1 tetor duke nisur një inkursion tokësor në Libanin jugor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress