Biden zyrtarisht filloi detyrën e tij si Presidenti i SHBA-së

Pas zgjedhjeve të 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), administrata e re sot mori detyrën.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendëspresidentja e parë femër e zgjedhur Kamala Harris filluan detyrat e tyre duke u betuar.

Biden dhe Harris përpara ceremonisë së betimit vizituan Katedralen e Shën Mateut në Uashington, D.C. dhe nga atje kaluan në ndërtesën e Kongresit.

Këtu, në orën 20:00 me kohën turke, Biden u betua si Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara dhe Harris si Zëvendëspresidente e 49-të.

“Sot është dita e demokracisë, historisë dhe shpresës” tha Presidenti i ri Biden në fjalimin e parë pasi ai u betua.

Më vonë, Presidenti, Zëvendëspresidentja dhe së bashku me bashkëshortët e tyre përshëndetën togën ushtarake.

Përshëndetja e togës ceremoniale, që është një traditë ushtarake, simbolizon transferimin paqësor të pushtetit tek komandanti i ri i përgjithshëm.

Në fjalën e tij Presidenti Biden dha mesazhin se ata mund të kapërcejnë vetëm në “unitet” sfidat me të cilat përballet vendi.

“Unë do të jem president i të gjithë amerikanëve”, tha Presidenti i ri, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne do të riparojmë marrëdhëniet tona të aleancës dhe edhe një herë do të vendosim marrëdhënie të ngushta me botën”.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne