Bie prodhimi/ Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve detyron KESH-in të blejë 9.8 mln euro energji elektrike

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve ka detyruar KESH të blejë energji nga jashtë. Në tre gara të hapura gjatë këtij muaj vendi ka blerë nga jashtë mbi 95 mijë megavat energji elektrike me vlerë 9.8 milionë euro. Vlera më e ulët me të cilën është blerë energjia në këtë periudhë është 76 euro, dhe më e larta ishte në tenderin e fundit ku një megavat kushtoi deri 117 euro.

Këto janë tenderat e parë të hapur këtë vit për blerje energjie, pasi deri më tani furnizimi me energji është mbuluar nga prodhimi i hidrocentraleve në vend.

Këtë të hënë çmimi i energjisë në bursë është 107 euro, ndërsa ditën e nesërme do të dyfishohet pasi një megavat do të kushtojë 224 euro./tpz

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne