Bien dëshmorë dy ushtarë turq në një sulm terrorist në Irak

Dy ushtarë turq ranë dëshmorë në një sulm të terroristëve të PKK-së në zonën ndërkufitare të operacionit antiterrorist në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

Një tjetër ushtar është plagosur gjatë sulmit terrorist në zonën e operacionit “Kthetra-Tigër” në veri të Irakut, theksoi ministria në një deklaratë në Twitter.

Ministria sot u shprehu ngushëllime familjeve të ushtarëve të rënë dhe popullit turk.

Operacioni i Turqisë, “Kthetra-Tigër” filloi në qershor për të garantuar sigurinë e turqve dhe kufijve duke neutralizuar kërcënimet që vijnë nga PKK dhe grupet tjera terroriste, të cilat shpesh përdorin veriun e Irakut për të planifikuar sulme ndërkufitare.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e radhitur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne