BIK: Të premten ligjërohet për paqe dhe bëhen lutje për të rënët në Zelandë të Re

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka marrë vendim që, ditën e premte, 22 mars 2019, në të gjitha xhamitë e Kosovës, hytbeja e xhumasë t’i kushtohet parimeve e mësimeve islame për ruajtjen dhe ndërtimin e paqes, mirëbesimit, respektit ndaj tjetrit dhe bashkëjetesës me etni e besime të tjera.

Po ashtu, nga hytbeja e xhumasë do bëhet lutje për shpirtrat e viktimave të aktit të terrorit në xhamitë e qytetit Christchurch të Zelandës së Re, ku u ekzekutuan 50 besimtarë myslimanë derisa po falnin namazin e xhumasë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne