Rajoni

Rusia pranon emrin e ri të Maqedonisë

Rusia ka pranuar emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Këtë përmes një njoftimi e konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse.

Në njoftim nga MPJ e Rusisë thuhet se më 18 shkurt nga Ambasada në Shkup kanë marrë notë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut, me të cilën janë njoftuar se emri i ri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut.

“Federata Ruse e pranon këtë shtet në emrin e ri – Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Rusisë.

OPINIONE