Biseda Altun- Satterfield, në fokus dhuna ndaj medias turke në Amerikë

Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun zhvilloi një bisedë telefonike me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ankara, David Satterfield.

Në bisedën Altun-Satterfield u shpreh shqetësimi në lidhje me sulmet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj punonjësve të medias turke duke filluar nga “TRT World” dhe u mor garancia se administrata amerikane do të ndjekë këtë çështje.

Duke theksuar edhe një herë se protesta paqësore është një e drejtë demokratike ndërsa dhuna është gjithmonë e jashtëligjshme, Fahrettin Altun tha se ngjarjet e dhunshme që jetohen në Amerikë që prej 25 majit e deri më sot mbështeten nga ANTIFA, që vepron së bashku edhe me organizatën terroriste gyleniste FETO, edhe organizatën separatiste terroriste PKK/YPG në Siri.

Në bisedë ai bëri të ditur se Republika e Turqisë ka paralajmëruar disa herë në raste të ndryshme në mënyrë miqësore miken dhe aleaten e saj në NATO, Amerikën në lidhje me organizatat terroriste FETO dhe PKK/YPG dhe u shpreh se Turqia vazhdon bashkëpunimin e afërt në luftën kundër të gjitha organizatave terroriste./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne