Me qeverinë e re duket se dhe dialogu Kosovë-Serbi do të rifillojë me bekimin e SHBA dhe BE.
Radio Evropa e Lirë ka mësuar nga burime diplomatike se, Serbia do të ndalojë fushatën e mosnjohjes së Kosovës për të favorizuar dialogun.
Nuk dihet nëse ka një premtim nga pala tjetër, apo është ndikimi i ndërkombëtarëve, por ende nuk ka një vendim publik nga Beogradi zyrtar.
“Si pjesë e vullnetit të mirë për të krijuar një atmosferë të favorshme për vazhdimin e dialogut, palët në Beograd kanë rënë dakord të mos vazhdojnë me këtë fushatë,” konfirmoi një burim i lartë diplomatik në BE./ Rel