Biseda telefonike Erdogan-Putin, në fokus Guta Lindore

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Sipas informacionit të marrë nga burimet presidenciale, në bisedë janë vlerësuar zhvillimet e fundit në Siri, kryesisht tragjedia humanitare që po ndodh në Gutën Lindore.

Në bisedën mes dy presidentëve është theksuar rëndësia që Turqia, Rusia dhe Irani bëjnë përpjekje të përbashkëta, që armëpushimi i vendosur në Gutën Lindore në drejtim të vendimit me numër 2401 të Këshillit të Sigurimit (KS-OKB), të zbatohet plotësisht.

Më tej është theksuar rëndësia për dorëzimin e ndihmave humanitare popullit në Gutën Lindore dhe t’i jepet sa më shpejt fund tragjedisë humanitare.

Presidenti Erdogan në bisedën ka bërë shkëmbim të informacioneve në lidhje me operacionin e Turqisë kundrejt elementeve terroriste në Afrin, si dhe janë trajtuar marrëdhëniet bilaterale.

Dy liderët gjithashtu kanë shkëmbyer mendime rreth samitit tre palësh të nivelit presidencial që do të zhvillohet në muajin prill në Stamboll, mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne