Bisedë telefonike mes Erdogan dhe emirit të Katarit

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me emirin e Katarit, Tamim Bin Hamd Al Thani, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale.

Kjo bisedë u krye në prag të futjes së kontingjentit të gjashtë të forcave ushtarake të Turqisë në Doha. Burimet informative njoftuan se ky grup i forcave ushtarake të Turqisë ka hyrë në bazën ushtarake Al Udeid. Grupi i parë i forcave ushtarake të Turqisë ishte vendosur në Katar më 25 qershor. Grupi i gjashtë i forcave ushtarake të Turqisë hyri në Katar në kohën kur largimi i forcave ushtarake të Turqisë nga Katari është një prej 13 kushteve të katër vendeve arabe që kanë sanksionuar Katarin për zgjidhjen e kësaj krize arabe. Dërgimi i forcave ushtarake të Turqisë në Katar ka filluar pasi Parlamenti i Turqisë dhe Rexhep Taip Erdogan, presidenti i këtij vendi, deklaruan pëlqimin për këtë mision ushtarak në Katar. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti që nga 5 qershori i këtij viti ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin dhe vendosen një bllokadë gjithëpërfshirëse kundër këtij vendi./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne