Bisedimet mes krerëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me Rexhep Taip Erdogan presidentin e Turqisë, koordinimin dhe bashkëpunimin e Iranit, Turqisë dhe Rusisë në çështjet e rajonit dhe sidomos në luftën kundër terrorizmit dhe zgjidhjen e krizës së Sirisë kanë qenë mjaft pozitiv.

Presidenti Hasan Ruhani deklaroi se lufta kundër terrorizmit dhe zhveshja e Sirisë nga grupet terrorist janë objektivat kryesore të përbashkëta të Iranit dhe Turqisë dhe shtoi se sot po zbatohet komploti për ndarjen dhe copëtimin e vendeve të rajonit dhe për parandalimin e këtij komploti është i nevojshëm bashkëpunimi i gjerë rajonal.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se bisedimet mes krerëve të Iranit, Turqisë dhe Rusisë në Astana dhe Suçi për vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në Siri kanë qenë shpresëdhënëse shtoi se ky proces pozitiv duhet të vazhdojë dhe zgjerohet akoma më shumë. Nga ana e tij presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan në këtë bisedë telefonik foli mbi situatën e forcave turke në qytetin Afrin të Sirisë dhe theksoi se Ankaraja është e mendimit se ruajtja e tërësisë territoriale të Sirisë duhet të jetë prioritet i të gjitha vendeve të rajonit. Erdogan gjithashtu falënderoi Republikën Islamike të Iranit për ndihmat e saj në çështjet rajonale, ndërkombëtare dhe në luftën kundër terrorizmit dhe kërkoi vazhdimin e kontaktit dhe bashkëpunimit mes Iranit, Rusisë dhe Turqisë për zgjidhjen e krizës siriane./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne