Biznesi investon, Unë punësoj…inspektimi i radhës i kryeministrit

Ndiqeni këtë video që shpërndahet sot në Facebook-un e Kryeministrit Edi Rama. Pas kaq kohësh zoti Rama të bën edhe të qeshësh. Me pamjen e tij, me faktin se ndodhet në një vend ku nuk ka pse të ishte, me improvizimin pa lidhje të një skeçi punësimi dhe zhvillimi, krah për krah me të zhgraduarin Vangjush Dako dhe sidomos me faktin se vërdalloset në një lavanderi ku punojnë gratë para kamerës i vetëdijshëm se nuk ka çfarë bën aty.

Po paragjykojmë dhe jemi kedashës? Dakord.

Agjencia Telegrafike Shqiptare përcjell lajmin duke u përqendruar te halli i zotit kryeministër që e vendos biznesin në fjalë në sikletin e panevojshëm që të flasë mirë kur në fakt, me qeveritarët biznesi duhet të qajë hallet.

ËSHTË NJË LAVANTERI INDUSTRIALE, NJË INVESTIM ITALIAN. PAK A SHUMË JEMI TË SPECIALIZUAR NË FUSHËN E RESTORANTEVE TË HOTELERISË DHE TË SPITALEVE. NUMRI I PUNONJËSVE VARION NGA 50 PUNONJËS DERI NË 60-70 PUNONJËS NË SEZONIN VERËS. KRYESISHT PUNONJËSET TONA JANË FEMRA. KEMI MARRËDHËNIE SHUMË TË MIRA ME ZYRËN E PUNËS, KU NE MARRIM EDHE PJESËN MË TË MADHE TË PUNONJËSVE, QË JANË NGA QYTETI I DURRËSIT DHE NGA ZONAT PËRRETH, shprehet administratorja që i bën guidën kreut të qeverisë.

Fabula është e thjeshtë: Jam që jam në Durrës shkoj në një biznes që më mburr Zyrat e Punës. Pra Biznesin e hapin sipërmarrësit, punësimin e bëj Unë. Zyrat e Punës. Për të qarë e për të qeshur situata që krijon ky njeri, bashkë me pamjen e vet mbiserioze, a thua po inspektonte objekte të rëndësisë së veçantë dhe jo një mjedis biznesi në të cilin nuk u kujtua të pyeste sesi sillen xhandarët e tatimeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne