Francezët shprehen pro ushtrisë së përbashkët të BE-së

Rezultatet e një sondazhi të bërë në Francë nxorën në pah që më shumë se gjysma e francezëve janë të mendimit se është e nevojshme të themelohet një ushtri e përbashkët mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Sipas sondazhit që kompania kërkimore “Odoxa” e zhvilloi për gazetën “Le Parisien” me 1004 persona të anketuar, rreth 75 për qind e francezëve janë të mendimit se vendet e BE-së duhet të kenë një politikë të përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes.

Ndërkaq 62 për qind e francezëve janë të mendimit se vendet e Bashkimit Evropian duhet të themelojnë një ushtri të përbashkët.

Rreth 70 për qind e simpatizantëve të partisë në pushtet “Republika në Marshim”, “Partisë Socialiste” e qendrës së majtë dhe simpatizantët e “Partisë Republikane” të qendrës së djathtë kanë mendim të njëjtë.

Ndërsa 60 për qind e simpatizantëve të lëvizjes së ekstremit të djathtë “Franca e Pamposhtur” dalin kundër kësaj. 60 për qind e të anketuarve mendojnë se themelimi i kësaj ushtrie do të mund të zgjasë 10-15 vjet./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne