Biznesmeni Sait Fishta dhuron 1100 kurbanë për Kuban Bajram

Festa e Kurban Bajramit është një ndër dy ngjarjet më të rëndësishme të fesë islame, përgjatë një viti kalendarik. Me rastin e kësaj feste të bekuar, biznesmeni i njohur shkodran, Sait Fishta, ka bërë rreth 1100 krerë bagëti të imta Kurban. Këtë të enjte, në Gjadër të Lezhës është bërë e mundur shpërndarja e të gjithë bagëtive nëpër xhami, të cilat mëngjesin e së premtes, menjëherë pas faljes e namazit të Bajramit, u bënë Kurban për t’u shpërndarë në familje të varfëra të Shkodrës, Lezhës, Malësisë së Madhe, Pukës, Burrelit, etj. Ndërkohë, imam Adem Shahini, i pranishëm në Gjadër, shpreh vlerësimet më maksimale për biznesmenin Fishti, i cili për çdo vit bënë të mundur shpërndarjen e një numri të madh bagëtisht të imta për të gjithë shtresat në nevojë, përgjatë Kurban Bajramit.

Festa e Kurban Bajramit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një të tretën; një e treta tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa një e treta e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve. Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja, që do të thotë “Festa e Flijimit”. I njëjti emërtim përdoret edhe në Azerbajxhan, Bosnje-Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoni, Rusi, Serbi, Turqi e Ukrainë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne