Fituesja më e vogël e çmimit Nobel i drejtohet Mianmarit me një letër

Melale Jusef Zai, fituesja më e vogël e çmimit Nobel në botë i është drejtuar liderit të Mianmarit me një letër ku ka kërkuar ndërprerjen e procesit të vrasjes dhe dhunës që ushtrohet ndaj myslimanëve Rohingya.

Vajza 20 vjeçare i ka shkruar një letër Ang San Suci lider i Mianmarit prej të cilit kërkoi që të parandalojë vrasjen e myslimanëve në provincën Rakhin. Ajo gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve të tjera si vendlindjes së saj Paksitanit, që të presin dhe strehojnë myslimanët e përvuajtur të Mianmarit. Jusef Zai e cila është ambasadore e paqes në OKB është e para vajzë e cila ka marrë çmimin Nobel në mbrojtje të të drejtave arsimore të fëmijëve. Ajo në vitin 2012 është sulmuar nga grupi Taleban. Ajo është fituesja më e vogël e çmimit Nobel dhe e dyta nga Pakistani pas Abdul’selam fitues i çmimit Nobel në fizikë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne