Për mbrojtjen e Amerikës dhe aleateve të saj, Shtëpia e Bardhë kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore

Shtëpia e Bardhë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka njoftuar për bisedime të reja mes Amerikës dhe Japonisë dhe ka kërcënuar se Uashingtoni është i gatshëm të përdorë armët bërthamore.

Agjencia e lajmeve Russia Today njoftoi se në bazë të kësaj deklarate të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, presidenti i Amerikës dhe Shinzu Abe, kryeministri i Japonisë, kanë zhvilluar bisedime të reja pas kryerjes së testit të gjashtë bërthamore të Koresë Veriore ku Trump theksoi zotimin e Amerikës për mbështetjen e aleatëve të saj. Shtëpia e Bardhë deklaroi se Trump i ka thënë Shinzu Abe se Amerika është e gatshme që të përdorë të gjithë kapacitetin e saj sidomos armët bërthamore për ta mbrojtur vetën dhe aleatet e saj përballë Koresë Veriore. Vlen të theksohet se Koreja Veriore të shtunën ka kryer testimin e gjashtë bërthamor të saj për të cilin thuhet se ishte dhjetë herë më i fuqishëm se sa ai i fundit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne