Raka: Një grope ferri e krijuar me ndihmën e Perëndimit nga ndryshuesit e regjimit

nga Neil Clark.

Siç ka deklaruar Jan Egeland, këshilltari humanitar i OKB-së mbi Sirinë, nëse sot në botë ka një vend më të keq per te jetuar se qyteti sirian i Rakës, atëherë është e vështirë të imagjinohet.

Këtë javë, OKB-ja tha se beteja për të marrë kryeqytetin de facto të ISIS po u kushton cdo dite jetën 27 civilëve.
Nuk është vetëm bombardimi non stop ajror dhe bombardimi i forcave demokratike siriane kryesisht kurde, por jane edhe 25 mijë qytetarë të ISIS-it mbajtur në pjesë të ndryshme të qytetit që duhet të durojne këtë situate. “Aksesi ndaj ujit të pijshëm, ushqimit dhe shërbimeve të tjera bazë është në një nivel të ulët pasi shumë banorë deri tani u mbështetën në ushqimin që kishin ruajtur më parë për të mbijetuar”, thotë zyrtari për informimin publik i OKB-së, David Swanson.

Të dy snajperët e ISIS-it dhe koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara shenjestrojnë njerëzit që përpiqen të largohen nga gropa e ferrit e Lindjes së Mesme. OKB vëren se forcat e koalicionit kanë sulmuar edhe anije në lumin Eufrat, e përshkruar si “një nga rrugët e mbetura të shpëtimit për civilët”.

Mund të imagjinonim vetëm titujt e lajmeve nëse Rusia do e bënte gjithë këtë. Por, për shkak se janë SHBA-të dhe aleatët e saj, reagimi ndërkombëtar ka qenë i zymtë për të thënë aspak. Të krahasosh shqetësimin e madh humanitar shprehur nga politikanët perëndimorë pro-luftës dhe mediat kryesore kur Rusia filloi operacionet e saj ushtarake në Siri në shtator 2015, me mungesën e shqetësimit për atë që po ndodh tani në Raka eshte nje demaskim i vertetë.

Pretendimi se Rusia po luftonte terroristët ishte bërë tepër qesharak në perëndim. SHBA dhe aleatët e saj lëshuan një deklaratë duke thënë se veprimet e Rusisë, që përfshinë një sulm ndaj një kampi trajnimi të ISIS pranë Rakës, “vetëm se do të ushqente më shumë ekstremizëm dhe radikalizëm”.

Deklarata e bërë nga presidenti i atëhershëm amerikan Barak Obama më 2 tetor 2015, se sulmet ruse vetëm se do ta “forconin ISIS-in”, zuri titujt e lajmeve perëndimore.
Akuzat se Rusia po kryente krime lufte morën gjithashtu një mbulim të madh në media.

Por kur koalicioni i udhëhequr nga SHBA bombardon ISIS-in, raportimi është ndryshe dhe operacionet paraqiten shumë më pozitivisht, me pak ose aspak fjale për atë se a do të “forcohet” armiku apo a “do të ushqejë më shumë ekstremizëm dhe radikalizëm”. Pak fjale thuhen ose të themi ska fare mbi krimet e luftes.

Një paralajmërim i përpiktë nga Media Lens, bërë nga fillimi i verës, e krahasoi mbulimin që ju bë në media rrethimit të Aleppos dhe Mosulit në këtë mënyrë.
“Kur forcat ruse dhe siriane po bombardonin vitin e kaluar Lindjen e Aleppos i cili ishte në duar të rebelëve, gazetat dhe ekranet televizive ishin të mbushura me raportime të shqetësuara për gjendjen e civilëve të vrarë, të plagosur, të bllokuar, e të traumatizuar ose që largoheshin me dëshpërim …

Në kontrast me ketë, pak dëshmi të qarta u panë nga mbulimi qe mediat i bënë qytetit Irakien te Mosulit, me një popullsi prej rreth një milion banorësh, i cili u bë hi e pluhur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA që nga viti 2015; veçanërisht pasi sulmi masiv filloi tetorin e shkuar për të ‘çliruar’ qytetin nga ISIS, që perfundoi me ‘fitoren’ e deklaruar vetëm pak ditë më parë.

Siç e kam vënë re, se një shkrim i imi i mëparshëm, u vlerësua si ‘Krim i Mendimit’ nga zbatuesit e Imperial Truth-it (lloj ideollogjie) që në të vërtetë i referohej rimarrjes së Alepos lindor nga forcat qeveritare siriane si një ‘çlirim’. Deputeti laborist Pro-luftës John Woodcock shkoi madje shume larg duke e quajtur gazetën majtiste Morning Star “llum tradhtar” per sfiden e guximshme qe i bëri atyre.

Por sigurisht, nëse SHBA-të dhe aleatët e saj bëjnë bombardime, atëherë përdorimi i fjalës ‘çlirim’ është bërë tani trendi, pavarësisht se sa vdekje dhe shkatërrim shkakton ‘çlirimi’.

Nuk ka pasur thirrje “brenda Bastilles” nga politikanët perëndimore ose ekspertët e mediave për njerëzit që të protestojnë jashtë ambasadave amerikane për numrin e civilëve të vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit në Raka – siç kishte mbi Aleppo. Dhe absolutisht nuk ka asnjë krahasim të veprimeve të koalicionit me ato të nazistëve.

Vlen gjithashtu të theksohet se, ndërsa SHBA dhe aleatët e saj në mënyrë të përsëritur kërkuan një “pauzë humanitare” në luftimet e Aleppos, ata ndërkohë kanë hedhur poshtë thirrjen e OKB-së për një te tille në Raqqa. “Shkuarja ngadale vetem se e shtyn çlirimin dhe më pas i kushton më shumë jetë civilëve”, tha koloneli i SHBA Joe Scrocca, drejtor i çështjeve publike për Task Forcën e Përbashkët Kombëtare për The Middle East Eye.

Ajo që i bën standardet e dyfishta edhe më të neveritshme është se pa veprimet e luftës kundër terrorizmit të SHBA dhe aleatëve të saj në Lindjen e Mesme, nuk do të kishte sot ISIS.
‘Koalicioni’ po lufton në Raqqa një përbindësh që ata vete ndihmuan për ta krijuar – si Frankensteini në romanin e famshëm të Mary Shelley. Organizata terroriste e njohur me emrat ‘Shtetit Islamik’, ‘ISIS / ISIL’ ose ‘Daesh’, lindi nga kaosi i pushtimit të paligjshëm të Irakut bërë nga Bush dhe Blair. Siç thotë Patrick Cockburn, autor i librit “Ngritja e Shtetit Islamik”, “ISIS është fëmija i luftës”.

Për më tepër, përhapja e ISIS në Siri u mirëprit nga SHBA dhe aleatët e saj si një mënyrë për të dobësuar qeverinë laike Baathiste të Damaskut, të cilën neokonservatoret perëndimorë dëshironin ta shihnin të rrëzuar për shkak të lidhjeve miqësore me Iranin dhe Rusinë.

“Nëse situata prishet, ekziston mundësia e krijimit të një principate selefiste të deklaruar ose të padeklaruar në Sirinë lindore dhe pikërisht kjo është ajo që dëshirojne fuqitë mbështetëse ndaj opozitës, në menyrë që të izolohet regjimi sirian, i cili konsiderohet thellësia strategjike e ekspansionit shit (Irak dhe Iran), “- deklaroi një raport sekret amerikan i inteligjencës, i cili u deklasifikua në vitin 2015.

Në vitin 2016, një bisedë e zbuluar midis Sekretarit të Shtetit të SH.B.A.-së John Kerry dhe aktivistëve antiqeveritarë sirianë tregoi se si SHBA-ja kënaqej kur shihte shtetin islamik të fitonte territor. “Arsyeja për të cilën Rusia nderhyri është sepse ISIL po forcohej së tepermi”, pranon Kerri, duke kundërshtuar kategorikisht deklaratat e publikuara nga Departamenti i Shtetit në tetor 2015 se Rusia nuk po synonte ISIS / ISIL.

“Daesh po kërcënonte mbi mundësinë e shkuarjes në Damask dhe kështu me radhë,” vazhdoi Kerri. “Ne po vëzhgonim. Ne pamë se Daesh po rritej në forcë dhe menduam se Assad ndihej i kërcënuar. Megjithatë, menduam që ndoshta do të mund tja dalim ne krye. Ju e dini, se Assad mund të negociojë, “tha ai.

SHBA dhe aleatët e saj nuk e panë vetëm me kënaqësi zgjerimin e ISIS – ata edhe e ndihmuan procesin. Ata e bënë këtë jo vetëm duke dhënë para dhe armë për ‘rebelët e moderuar’, të cilët pastaj – papritur, u mënjanuan nga njeriu me çallmë, Abu Bakr al-Bagdadi, por sulmuan edhe forcat që ishin kundër Shtetit Islamik. Për shembull, Izraeli ka bombarduar Sirinë në raste të panumërta vitet e fundit dhe çdo herë, sulmet e tij kanë qenë kundër atyre që luftojnë ISIS-in. “Një aspekt i konfliktit në Siri që padyshim nuk ka marrë vëmendjen e merituar, ka qenë roli i Forcave Ajrore izraelite (IAF) që vepron si forca ajrore de facto e Daesh [ISIS] ndryshe nga Selefistët e tjerë xhihadistë dhe grupet rebele që luftojnë në vend,” thekson John Wight.

Ne gjithashtu nuk duhet të harrojmë se nëse Lobi i Uashingtonit i Luftës Pafund, do kishte marrë rrugën e vet në gusht të vitit 2013 dhe SHBA me aleatët do fillonin një sulm të plotë ushtarak mbi qeverinë siriane – Shteti Islamik dhe bashkëpunëtorët e tij atëherë ndoshta tani do të ishin në krye të të gjithë vendit. Megjithatë, dështimi për të bombarduar Asadin katër vjet më parë ende konsiderohet hapur si një tragjedi nga fajkonjte perëndimore qe duan ndryshimin e regjimit .

Natyrisht, roli kyç që SHBA dhe koalicioni i saj kanë luajtur në ngritjen dhe zgjerimin e forcave që tani po bombardojnë, kurrë nuk përmendet në raportimin e zakonshëm të “Betejës për Rakan”. Duhet të besojmë se luftëtarët e ISIS u shfaqën “si me magji” tamam si shitësi i Mr. Binit – dhe morën kontrollin e qytetit të shtatë më të madh të Sirisë krejt aksidentalisht. Dhe, sigurisht që nuk duhet të bëjmë pyetje të tilla si: “Prej nga i kanë marrë këta terroriste armët?” Ose, “Nën cilin autoritet ligjor, SHBA dhe aleatët e saj po kryejnë sulme ajrore në Siri?”

Guida e Lonely Planet e vitit 1987 mbi Jordaninë dhe Sirinë, thotë për Rakën: “Në të vërtetë nuk ka asgjë për të bërë apo për të parë, por mund të jetë një bazë e mirë nga ku mund të vizitosh liqenin Assad dhe qytetin te rrethuar me mur të Rasafahit, 30 km në jug”.

Qyteti i sotshem nuk është aspak një “bazë e mirë” për turistët.

Një person i cili arriti të dilte nga “vendi më i keq i Tokës” nga fillimi i këtij viti tha për RT-në agjensinë e lajmeve Ruptly: “Rrugët janë plot trupa të vdekur. Shkollat, urat dhe xhamitë janë nën shënjestër. Njerëzit [të vdekur] janë të shtrirë nëpër rrugë; disa njerëz zvarriten nga makinat … Qentë nderkohë i hanin trupat [e vdekur] sepse nuk kishte njeri që ti merrte. ”

Rrënojat e bombarduara të Rakës dhe kufomat e prishura që shtrihen në rrugët e saj, janë një testament i nderhyrjes liberale te politike të jashtme neoliberale”, në gjithë atë lavdinë e saj të përgjakur, hipokrite dhe humane.

Neil Clark është gazetar, shkrimtar, transmetues dhe bloger. Ai ka shkruar për shumë gazeta dhe revista në Britaninë e Madhe dhe vende të tjera duke përfshirë The Guardian, Morning Star, Daily and Sunday Express, Mail on Sunday, Daily Mail, Daily Telegraph, New Statesman, The Spectator, The Week and The American Conservative. Ai është një ekspert i rregullt në RT dhe gjithashtu është shfaqur në televizionin BBC dhe radion e saj, Sky News, Press TV dhe Zëri i Rusisë. Ai është bashkë-themelues i fushatës për pronësi publike @PublicOwnership. Blogu i tij mund të gjendet në www.neilclark66.blogspot.com. Per çështjet politikë dhe botërore e gjeni ne twitter @NeilClark66./ Gazeta impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne