Bjellorusi, policia ndërhyn ndaj protestuesve

Forcat bjelloruse të sigurisë ndërhynë kundër protestuesve që tentuan të mblidhen në Sheshin e Pavarësisë për të protestuar kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Protestuesit që përpiqeshin të demonstronin pa leje në kryeqytetin Minsk u ndaluan nga forcat e sigurisë.

Duke marrë masa të rrepta të sigurisë në rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit, forcat e sigurisë shpërndanë grupet e protestuesve që vinin nga drejtime të ndryshme dhe po lëviznin drejt Sheshit të Pavarësisë, përpara ndërtesës së qeverisë.

Herë pas here ndodhën incidente midis forcave të sigurisë dhe protestuesve përpara Komitetit Shtetëror të Sigurisë (KGB) që gjendet në Bulevardin e Pavarësisë. Ndërkaq, policia filloi të arrestojë protestues të cilët kundërshtonin të largoheshin.

Vendet e monumenteve historike të qytetit dhe Ministria e Brendshme u rrethuan me tela me gjemba.

Në zonën e protestave po ashtu u ndërprenë lidhjet e internetit të telefonave celularë.

Ndërkaq, protestuesit kanë nisur demonstrata edhe në qytete të tjera.

Ndryshe, protestat në vend shpërthyen pas fitores së presidentit aktual Alexandar Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 9 gusht. Protestuesit pohojnë se gjatë votimit janë bërë “mashtrime zgjedhore”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne