Bota

Blerjet e armëve izraelite nga Arabia Saudite, një hap në kuadër të “Marrëveshjes së shekullit”

Burimet mediatike arabe kanë njoftuar se Arabia Saudite nëpërmjet një kompanie ndërmjetësuese Spanjolle, ka blerë 500 tanke Merkava nga regjimi sionist që është kontrata më e madhe ushtarake e fshehtë në historinë e Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Arabia Saudite këto tanke i ka blerë nga Izraeli duke shfrytëzuar një kompani spanjolle. Emri i kompanisë nuk bëhet i ditur mirëpo Muhamed bin Salman, princi trashëgimtar i fronit në Arabinë saudite ka paguar në kesh paratë për blerjen e tankeve të cilat i janë dorëzuar Riadit nëpërmjet forcave detare të Spanjës. Po nëpërmjet kësaj kompanie, ekspertët sionistë do të trajnojnë forcat saudite për përdorimin e tankeve Merkava. Princi saudit bin Salman, ka ndërmend të blejë 1500 tanke Merkava për të plotësuar nevojat e ushtrisë saudite. Në këtë fushë, faqja libaneze e lajmeve Al- Ahd, vuri në dukje se në një raport të fundit nga zyrtarët izraelitë thuhet se ata kanë pritur për më shumë se pesëdhjetë vjet që një aleat i tillë si Muhamed bin Salman të qeverisë Arabinë Saudite. Sipas këtij burimi, izraelitët e kanë thënë këtë në kushtet më të vështira për Arabinë Saudite dhe pikërisht kur ky vend, veçanërisht Princi i Kurorës Muhamed bin Salman, po hasin në një reagim të ashpër ndërkombëtar për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi. Në të vërtetë, ka shumë arsye përse Izraeli po e mbështet princin aktual të kurorës së Arabisë Saudite dhe ta përkrahë atë në të ardhmen për të marrë përsipër udhëheqjen e Arabisë Saudite pas babait të saj mbretit Salman. Qëndrimet e rëndësishme saudite në mbështetje të regjimit izraelit në të ashtuquajturën “Marrëveshja e shekullit” dhe aktivitetet e vazhdueshme te regjimit saudit për të krijuar dallime në qëndrimet e arabëve dhe palestinezëve, si dhe qëndrimi i Riadit për të mos kundërshtuar transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem është një shërbim i madh për regjimin okupator izraelit. Bashkëpunimi ushtarak saudit me Izraelin, vjen në një kohë kur Rijadi dhe Tel Avivi janë të njohur si dy anët e monedhës së destabilitetit në rajon. Duket se “Marrëveshja e shekullit “dhe propaganda amerikane dhe izraelite rreth saj, praktikisht e kanë kompromentuar princin bin Salman. Qëllimi kryesor i Shteteve të Bashkuara është të shkatërrojë sovranitetin e Arabisë Saudite duke i mbytur sauditët në ëndrra boshe, përfshirë premtimin e transformimit të Arabisë Saudite në një fuqi ekonomike dhe ushtarake rajonale./ PT

OPINIONE