Genc Sejko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Ramës dhe Ballës dhe fillon fushatën “Na fal, Saimir!”

Genc Sejko, popullor për memet parodizuese të realitetit shqiptar, veçanërisht atij politik, i është përgjigjur thirrjeve të numrit 1 dhe 2 të Partisë Socialiste, Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Kryeministri dhe kryetari i grupit parlamentar të PS kanë kërkuar, në daljet e fundit publike, që të gjithë ata që e akuzuan Saimir Tahirin duhet t’i kërkojnë falje.

Kërkesa erdhi pas vendimit të Prokurorisë së Katanias për të pushuar hetimet pasi nuk ka prova të mjaftueshme për të proceduar ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri. Emri i tij u shfaq disa herë në përgjimet e Prokurorisë së Katanias ku dëgjoheshin bisedat e vëllezërve Habilaj dhe bandës së tyre të cilët u arrestuan më pas dhe po i nënshtrohen gjyqit në Itali.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne