Shkrimi të cilin ushtria izraelite e ka ndaluar

nga Stephen Lendman

Të gjitha luftërat janë të arsyetuara turpshëm me Gënjeshtra të mëdha të cilët zëvendësojnë të vërtetën- kryerësit rrejshëm shtirren se agresioni ushtarak ka të bëjë me ndërtimin e demokracisë apo ka të bëjë me intervenimin humanitar ushtarak. Kryesisht nxirren me atë se mediat kryesore i përmbahen tregimit të vërtet, duke rënë në provën e gazetarisë. Sekretet publike më të pista të luftës në Siri janë:

1-Kjo është lufta e Obamasë( e jo qytetare si e cekin rrejshëm), ndërsa tani është lufta e Trumpit, dhe udhëhiqet për shkak të ndërrimit të regjimit në Siri dhe izolimit të Iranit – dhe atë në emër të fushatës së instalimit të qeverisë properëndimore vasale në Siri.

2- Washingtoni, NATO-ja, Izraeli dhe aleatët e tyre imperialiste aktivisht po ndihmojnë ISIS-in dhe grupet tjera terroriste në Siri dhe gjeti, duke i shfrytëzuar si peng imperialist- duke i rekrutuar, financuar, stërvitur, drejtuar, armatosur, duke përfshirë edhe mbështetje të plotë me armatim të rëndë me ç’rast krijojnë forcën për të luftuar kundër ushtrisë shtetërore.

Censura ushtarake izraelite ndal publikimin e çfarëdo çoftë që ka të bëjë me krimet e rënda kundër njerëzimit të cilën e kryen ushtria e tij (IDF), si dhe për ndjekjen e përditshme të palestinezëve. Ai ndalon apo redakton me mijëra shkrime, dokumente dhe materiale tjera me informata vitale të cilat dëshiron të shtyp. Censura ushtarake izraelite ekziston që nga themelimi i shtetit çifut. Nuk ekziston liria e shtypit në atë formë që do të duhej të ekzistonte.

Autoriteti për censurë ka përgjigje përfundimtare për atë se çka mundet e çfarë nuk mundet të publikohet për temat të cilët konsideron të ndijshme – që është shkelje flagrante e lirisë së shprehjes dhe medieve të cilat shoqëritë e drejta i konsiderojnë të pacenueshme. Themelues i projektit “Censored”, prof. Carl Jensen(1929-2-15) e ka definuar censurën në këtë mënyrë:

“Shfuqizimi i informatave, pa marr parasysh a është e qëllimshme apo jo, me çfarë do metode, duke përfshirë anshmërinë, lëshimin, raportimin jo të plotë apo vetë censurë, e cila parandalon opinionin që plotësisht të informohet se çfarë po ndodh në shoqërinë e tyre”. Për dallim nga praktika e zakonshme për shuarjen e informatave në shoqëritë perëndimore, censura e gjatë ushtarake izraelite është ligj i shtetit, e shndërruar në marrëveshje vullnetare në mes pushtetarëve ushtarak dhe medieve.

Autoriteti izraelit për censurë është i autorizuar që të hulumtojë të gjitha materialet e shtypit para emetimit, duke aplikuar autoritetin e tij vetëm në tema të cilët kanë të bëjnë me çështje ushtarake dhe të sigurisë. Vendimet e t’ia për censurë i nënshtrohen kontrollit gjyqësor. Gjykata supreme izraelite ka vendimin përfundimtar për këtë çështje. Vendimi nga viti 1989 ka kufizuar censurën në materiale të cilat kanë ”rrezikun e prekshëm të qartë dhe prezent” për shtetin. Pa marr parasysh në këtë, censori ushtarak izraelit ka autoritet shumë të gjerë në përcaktimin e asaj se çka është e përshtatshme për publikim apo emetim, dhe çka është e ndaluar – duke e quajtur nevojë ushtarake apo të sigurisë. Në fillim të shtatorit të këtij viti, gazeta izraelite Jerusalem Posti ka publikuar shkrimin me titull: “IDF konfirmon se Izraeli ka siguruar armatim të lehtë për kryengritësit sirian”, në të cilin në mes tjerash cek edhe këtë:

“Ushtria izraelite për herë të parë ka pranuar se ka siguruar shumën e madhe të parave, armëve dhe municion kryengritësve sirian në rrafshnaltën e Golanit. Raportet për herë të parë janë paraqitur se Izraeli ka ofruar armë dhe para grupeve kryengritëse para disa vitesh, ndërsa regjimi i Bashar al Asadit cek se Izraeli rregullisht ka furnizuar grupet terroriste dhe forcat e tyre me armë dhe municion, sepse forcat qeveritare siriane kanë konfiskuar numër të madh armësh në të cilët mbishkrimet janë në gjuhën hebreje.

Ushtria beson se vendimi për sigurimin e armëve dhe parave grupeve kryengritëse përgjatë kufirit me rrafshnaltën izraelite të Golanit ishte vendimi i duhur. Të hënën ushtria ka raportuar se gjatë një viti e gjysmë të kaluar ushtria izraelite IDF ka kryer 202 sulme kundër caqeve të supozuara iraniane dhe të Hezbollahut në Siri”.

Jerusalem Posti shkruan se ushtria izraelite ju ka urdhëruar të largojë shkrimin, ndërsa kryeredaktori David Brinn ka thënë :”Censori ushtarak na ka thënë që të largojmë atë pjesë nga arsye të sigurisë”, materiali ka të bëjë me armatimin dhe në aspektet tjera të ndihmave terroristëve antiqeveritare në Siri. Shkrimi është larguar disa orë pas publikimit, ndërsa është ruajtur nëpërmjet Google cache, në të cilën është akoma në dispozicion në rrjetë. Në vijim është versioni origjinal i tekstit të larguar të Jerusalem Postit:

IDF konfirmon: Izraeli ka ofruar armatim të lehtë kryengritësve sirian

Bashar Asadi konfirmon se Izraeli ofron armatim grupeve terroriste dhe se forcat e t’ia ushtarake rregullisht kanë konfiskuar armë dhe municion me mbishkrime në gjuhën hebreje. Ana Ahronheim-4 shtator 2018.-18.00 Ushtria izraelite për herë të parë ka pranuar se me sasi të mëdha të armëve dhe parave, ka ofruar ndihmë kryengritësve sirian në rrafshnaltën e Golanit.

Edhe pse IDF thekson se nuk ka intervenuar në luftën qytetare në Siri, të hënën ka konfirmuar se me të vërtet zbaton në kuadër të operacionit”Fqinji i mirë”gjatë së cilës rregullisht ka furnizuar kryengritësit sirian afër kufirit me armë të lehta dhe municion që të mbrohen nga sulmet qeveritare dhe para shtesë në cash për të marrë pajisje ushtarake shtesë.

Nëpërmjet operacionit”Fqinji i mirë” e cila nisi në vitin 2016, ushtria izraelite ka siguruar mbi 1.524 tonelata ushqim, 250 tonelatë rroba, 947.520 litra karburante, 21 gjenerator për rrymë dhe 24.900 paletë pajisje medicinale e ilaç.

Raportimet për herë të parë janë lajmëruar se Izraeli ka ofruar armë dhe para grupeve kryengritëse para disa vite, ndërsa regjimi i Bashar al Asadit ka cekur se Izraeli rregullisht ka furnizuar grupet terroriste dhe forcat e tyre me armë dhe municion, sepse forcat qeveritare siriane kanë konfiskuar një numër të madh armësh në të cilat mbishkrimet ishin në gjuhën hebreje.

Sipas raportimeve Izraeli ka armatosur më së paku shtatë grupe të ndryshme kryengritëse në rrafshnaltën e Golanit në Siri, duke përfshirë edhe grupin kryengritës Fursan al Joulan e cila kishte 400 luftëtar dhe ka marr rreth 5000 dollar në muaj nga ana e Izraelit. “Izraeli ka qëndruar heroikisht pranë neve”, ka deklaruar zëdhënësi i grupit Mutasam al Golani gazetës amerikane The Wall Street Journal në janar të vitit 2017, duke theksuar se nuk do të mbijetonin pa ndihmën e Izraelit.

Ushtria beson se vendimi për sigurimin e armëve dhe parave grupeve kryengritëse përgjatë kufirit izraelit në rrafshnaltën e Golanit ishte vendimi i drejtë. Qëllimi i Izraelit në sigurimin e armëve dhe parave grupeve kryengritëse ishte në kuadër të operacionit”Fqinji i mirë” i cili ka dëshhtuar pasi që regjimi i Asadit morri kontrollin në korrik mbi rrafshnaltën e Golanit nga kryengritësit, ishte që të parandalojë forcat iraniane dhe të Hezbollahut që të afrohen kufirit izraelit.

Ushtria siriane e mbështetur nga forcat ajrore ruse dhe luftëtarët iranian dhe milicitë shiite, ka kthyer territore të mëdha dhe tani besohet se ka kontrollin mbi 70% të territorit të saj. Gjersa trupat siriane prapë janë vendosur në kufirin me Izraelin, për të parandaluar eskalimin në mes dy vendeve armiqësore, policia ushtarake ruse është vendosur përgjatë kufirit të rrafshnaltës së Golanit(Izraelit dhe Sirisë), së bashku me misionin paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara.

Izraeli ka paralajmëruar në prezencën iraniane në Siri, dhe ka theksuar shumë herë se toka siriane nuk mund të shërbejë si bazë e zhvilluar operative të Iranit dhe shteti i cili është shkatërruar në luftë nuk mund të jetë rrugë për depërtimin e armëve Hezbollahut në Liban. Gjersa ushtria izraelite qe disa vite ka kryer operacione kundër caqeve iraniane në Siri, kjo në masë të madhe u bë publike pasi që ushtarët luftarak izraelit F-16 të cilët kanë marr pjesë në sulme, janë rrëzuar nga ana e mbrojtjes siriane ajrore në shkurt të këtij viti.

Vitin e kaluar ish zyrtar i forcave ajrore izraelite major Amir Eshel ka deklaruar se IAF-i gjatë pesë viteve të kaluara ka kryer 100 sulme ajrore në Siri. Të hënën ushtria ka publikuar se gjatë një viti e gjysmë Izraeli ka kryer 202 sulme ajrore në caqet iraniane dhe të Hezbollahut në Siri.

Izraeli është i lidhur me Washngtonin. NATO-në, Arabinë Saudite dhe regjimet tjera të gjirit, duke luftuar në Siri për të rrëzuar qeverinë e saj legjitime me një qeveri properëndimore vasale. Intervenimi rus në shtator 2015 ka ndryshuar dinamikën në terren, duke mundësuar trupave siriane të çlirojnë pjesën e madhe të vendit.

Ajo që po formatizohet, si nënë e të gjitha luftërave, është çlirimi i krahinës së Idlibit nga mijëra e mijëra terrorist të armatosur rëndë dhe të mbështetura nga SHBA-të, të cilët duhen eliminuar për t’u bërë një hap vital drejt çlirimit të plotë të vendit të përvuajtur nga lufta mbi shtatëvjeçare që po zhvillohet në Siri.

Burimi : Global Research/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne