Gjatë përkujtimit të Kostandines Kacifasj, i ati Janis, i ka quajtur punonjësit e RENEA-s “gomerë”.
Kostandines Kacifas u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA në Bularat të Gjirokastrës pasditen e 28 tetorit.
I ati i Kacifas bëri monolog para varrit te Kostandines duke thënë se i biri donte të bënte atë që bënë 13.000 ushtarët e Greqisë e rënë në luftën Italo-greke.
“Ç’doje të bëje biri im? Të mbeteshe i paharruar në kujtesën e 13.000 bijve, atë deshe të bëje biri im? Por ata maskarenjtë, gomerët e policisë të provokuan dhe ti qëllove në ajër dhe jo mbi ta.
Ike dhe malet gjëmuan nga zhurma e armës tënde, në nder të të parëve të tu që luftuan fashizmin”, u shpreh ai para varrit të të birit.
“Ti nuk e le frikën të të mposhtë biri im, si të tjerë si ne që kanë lepurin brenda. Ti e mposhte frikën për të mbrojtur të drejtat e minoritetit. Udhëtim i mbarë, fëmija im”, tha Janis./ tpz