“Blerta ishte një vajzë model”, flasin familjarët e mostrës që vrau prindërit dhe motrën

28-vjeçarja Blerta nga Maqedonia, është rrëfyer pas 24 orëve që është marrë në pyetje.

Ajo ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e të atit, 54-vjeçarit Amit Pocesta, nënës 53-vjeçare, Nazmie dhe motrës 14-vjeçe, Anila.

Teksa ka treguar mënyrën e kryerjes së vrasjes, sipas mediave italiane, Blerta nuk ka rrëfyer arsyen e kaq shumë urrejtjeje që e çoi në këtë mizori ndaj familjes.

Ajo ka thënë se vrau në gjumë prindërit, e ndihmuar nga bashkëpunëtori 31-vjeçar Fredi Gashi, banues në Dibër.

Në pranga ka rënë edhe një burrë 61-vjeçar, Veap Klobochista, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i vajzës para dhe pas kryerjes së krimit.

Të shumta janë dyshimet mbi motivet e kësaj vrasjeje të trefishtë. Lidhja e Blertës me një burrë të martuar, e cila nuk u prit aspak mirë nga prindërit e saj, është një ndër pistat kryesore të hetimit, por edhe motivi ekonomik nuk përjashtohet.

Viktima Amit Pocesta dhe bashkëshortja e tij kishte përdorur pothuajse të gjitha kursimet për të blerë shtëpinë në Itali.

Një prej kushërinjve të viktimës, i cili jeton në Treviso të Italisë, ka thënë për mediat fqinje:

S’kemi një shpjegim për këtë që ka ndodhur. Blerta ka qenë gjithmonë një vajzë model dhe e respektuar. Udhëtonte shpesh jashtë vendit, për punë. Nëse ka bërë gjërat për të cilat e akuzojnë, pa dyshim që është transformua në një monstër”.

Kryebashkiaku i Sacile, vendit ku jetonin viktimat dhe Blerta në Itali, Carlo Spagnol, duke e cilësuar ngjarjen si një tragjedi të vërtetë, teksa shton se nuk ka ngelur gjë tjetër, veçse t’i qëndrojnë pranë motrës së vetme të mbijetuar nga kjo dramë e rëndë.

Burimi: Koha islame

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne