Bletët i marrin vendimet sikurse njerëzit

Një hulumtim i ri ka studiuar sjelljet e kolonisë së bletëve dhe ka zbuluar se ato i binden të njëjtave ligje si truri i njeriut gjatë situatave të ndryshme ku duhet të merret një vendim.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se në shumë mënyra, bletët janë si neuronet. Studimi sasior i mënyrave në të cilat truri ynë i përgjigjet stimujve fizike mban emrin e psikofizikës.

Ta themi thjesht, psikofizika ka të bëjë me mënyrën se si truri ynë përpunon informacionin ndijor, siç është drita, tingulli dhe shija dhe si reagon ndaj saj.

Megjithëse psikofizika ka qenë padyshim e dobishme për të studiuar trurin e njeriut në shekujt e fundit, disa argumentojnë se rëndësia e saj po pakësohet përballë neuroshkencës moderne.

Studimi i fundit konkludon se sjellja e bletëve të mjaltit mund t’u bindet të njëjtave ligjeve psikofizike si truri i njeriut kur ndodhen mes inputeve të ndryshme ndijore dhe të marrin vendime të bazuara në to.

Gjetjet mund të hapin derën për mënyra më të reja, më të thjeshta dhe më efektive për të studiuar trurin e njeriut.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne