“Bleva shtëpi se me ra lotaria”, shkeljet që konstatoi KPK në pasurinë e Prokurorit të Apelit në Tiranë

Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002 është përballur ditën e sotme në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese e përberë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja ka deklaruar duke i’u referuar edhe raporteve të ILDKPI se, prokurori ka bërë deklarim të rremë pasurie.

Sipas KPK, vlerat e deklaruara për pasuritë e tij nuk përputheshin me njëra-tjetrën dhe ndryshonin nga një deklaratë në tjetrën.

Konkretisht, dyshimet u ngritën lidhur me deklarimet për apartamentin prej 145 m/2 në Tiranë. Fillimisht ai kishte deklaruar se kishte blerë 19 milionë lekë, më pas 52 mijë euro. Sa i takon burimeve financiare, ai kishte deklaruar se paratë i kishte siguruar nga shitjen e banesës tjetër në Elbasan dhe më pas duke i fituar nga një lotari bastesh disa vite më parë.

Po ashtu, prokurori nuk ka deklaruar edhe 3 llogari bankare dhe një makinë që kishte blerë e bija.

Ai u mbrojt në këtë seancë nga avokati Ardian Visha, ndërsa deri tani KPK konstaton se prokurori ka fshehur pasurinë dhe është drejt shkarkimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne