“Blindohet” Tirana, ja momenti kur policia shqiptare shoqëron autokolonën e Blinken

Pamjet që shihni tregojnë se si 5 makina policie, shoqëron autokolonën e sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, i cili ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë.

Janë pamjet ku shihet eskorta e Blinken që ecën përgjatë autostradës së Unazës së Re, por edhe afër rrugës së Ambasadës Amerikane.

Policia e Shtetit është angazhuar në terren me forca të shumta police, ku rreth 1 mijë efektivë do të sigurojnë rendin dhe sigurinë. Ndërkohë, shumë rrugë janë bllokuar dhe ruhen nga policia.

 

/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne