Shqiperia

Bllokohen 183.2 kg mish dhe qofte të pasigurta

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar aktivitetin e 2 subjekteve  si dhe ka bllokuar 183.2 kg mish dhe qofte të pasiguruara për konsum.

Në një njoftim të AKU, thuhet gjithashtu se nga kontrolli në 6 subjekte në Kavajë u vendosën 9 gjoba me vlerë 800 mijë lekë në total.

Njoftimi i AKU

  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.M. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. U bë bllokimi i sasisë prej 45 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin L.K. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe tregtonte produktin qofte të papajisur me etiketë. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. Gjobë 50,000 lekë për tregtim të produkteve të paetiketuara,
  3. U bë bllokimi i sasisë prej 36 kg mish lope dhe 100 copë qofte (3 kg) të konstatuara të pasigurta për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin I.D. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare
  2. Gjobë 50,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. U bë bllokimi i sasisë prej 42 kg mish qingji të konstatuar të pasigurt për konsum human,
  4. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin H.J. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. U bë bllokimi i sasisë prej 17.7 kg mish viçi dhe 5.6 kg mish qingji i konstatuar i pasigurt për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin A.A. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. U bë bllokimi i sasisë prej 10.9 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human.
  • Nga kontrolli i ushtruar në subjektin S.V. me aktivitet “Tregtim Mishi” u konstatua se subjekti tregtonte produktin mish pa vulë dhe pa certifikatë veterinare si dhe subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe i paregjistruar në QKB. Për shkeljen e konstatuar trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:
  1. Gjobë 100,000 lekë për tregtim të produktit mish pa vulë dhe pa certifikate veterinare,
  2. Gjobë 100,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. U bë bllokimi i sasisë prej 23 kg mish viçi i konstatuar i pasigurt për konsum human,
  4. Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e mangësive të konstatuara./Tpz

OPINIONE