Blloku arab i embargos do të lejojë aeroplanët e Katarit të përdorin korridoret ajrore të emergjencës

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahrejni, katër shtete arabe që kanë bojkotuar Katarin, do të lejojnë aeroplanët e Katarit që të përdorin korridoret ajrore në raste urgjente, tha agjensia shtetërore saudite e lajmeve SPA.

Katër vendet shkëputën lidhjet me Katarin më 5 qershor, duke mbyllur kufinjtë në det, tokë dhe qiell dhe duke vendosur sanksione ekonomike, pasi akuzuan vendin për mbështetjen e terrorizmit, një akuzë që Doha e mohon me forcë.

“Nëntë korridore që do të monitorohen nga autoritetet egjiptiane janë identifikuar, duke përfshirë një (korridor) në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi detin Mesdhe,” raportoi SPA, duke cituar një deklaratë nga autoriteti i aviacionit saudit.

Organizatat ndërkombëtare të aviacionit janë njoftuar, tha ajo, duke shtuar se korridoret do të jenë të hapura nga data 1 gusht.

Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) e OKB-së zhvilloi seanca të veçanta mbi kërkesën e Katarit për të diskutuar rihapjen e hapësirës ajrore të Gjirit. Korridoret ajrore u identifikuan nën mbikëqyrjen e ICAO-s, tha deklarata saudite. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne