Kandidati për Tiranën i Partisë “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi, akuzoi qeverinë Rama si shkaktare për eksodin e shqiptarëve. Sipas Bojaxhiut, “Rilindja” gënjeu shqiptarët dhe kjo ishte arsyeja e largimit të 200.000 shqiptarëve.
“U larguan sepse panë një vend që nuk drejtohet nga e drejta, por militantizmi dhe nepotizmi. Ikën se Rilindja i humbi edhe shpresën e fundit. Ne nuk ikim nga ky vend. Te ikin ata nga politika. Ne do rrisim fëmijët në këtë vend dhe do të jemi përballë tyre çdo ditë duke u zbuluar çdo aferë korruptive.
Vota për Sfidën sipas Bojaxhiut, do të thotë rimëkëmbje e ekonomisë, kundër korrupsionit dhe departizimit të administratës”, tha Bojaxhi.
Sipas tij sot është koha për ndërgjegjësim dhe se shqiptarët duhet të eleminojmë nga skena politike PS-LSI-PD.
![](https://i0.wp.com/gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2024/07/IMG_6063.jpeg?fit=300%2C181&ssl=1)
![](https://i0.wp.com/gazetaimpakt.com/wp-content/uploads/2024/07/IMG_6063.jpeg?fit=300%2C181&ssl=1)