“Boll me broçkulla”, Princi i Libofshës ‘shpall kandidaturën’: Do të hyj në politikë

Nga ata mijëra qytetarë që u grumbulluan për të protestuar kundër qeverisë, një prej tyre është edhe Princi Jarl Alexandre de Basseville, ose siç njihet ndryshe Princi i Libofshës. Në një prononcim për Tirana Today ai shprehet me nota të ashpra për situatën politike në vend dhe se mendon të jetë pjesë e saj.

“Në këtë vend nuk ka demokraci. Ndaloni me broçkullat, ndaloni me këtë qeverisje. Ata nuk janë askush. Ndaloni me privilegjet. Shkoni në rrugë, jo me truproja, pa para, veçanërisht jo me para të pista, boll me korrupsion. Ju jeni thjesht qytetarë. Sigurisht që e mendoj të hyj në politikë. Unë dua të jem pjesë e politikës në Shqipëri dhe të kujdesem për këtë gjë.”

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4GbtkdAwVcU?feature=oembed]

I shoqëruar nga partnerja e tij Egla Harxhi, çifti ishte pjesë edhe e protestës së datës 16 shkurt. Por, ata thonë për Tirana Today se nuk dalin për të mbështetur Partinë Demokratike. Përkundrazi, kërkojnë një opsion të ri qeverisës.

“Mendoj  dyja palët janë një në këtë mes dhe njerëzit janë lodhur nga të dyja krahët. Ne që dalim në shesh, nuk dalim për të protestuar në krah të njërës palë apo palës tjetër. Jo, jemi për në alternativë të re. Kjo është ajo që ne kërkojmë.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne