Shqiperia

‘Bomba’ e Artan Hoxhës: Ç’më bëri prokuroria e Krimeve të Rënda një vit më parë

Gazetari i kronikës Artan Hoxha, ka ironizuar ditën e sotme lidhur me procesin që po zhvillohet në Komisionin e Mandateve, për heqjen e imunitetit për deputetin Saimir Tahiri.

Duke sjellë në vëmendjen praktikën që ka ndjekur Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila një vit më parë i ka sekuestruar telefonat pas një deklarate të bërë në një emision televiziv pas rënies së avion të drogës në Ishëm.

Reagimi i plotë:

Meqe jemi te kjo puna e provave ne parlament….

Ka prova?!!!

S’ka prova?!

Po pse s’ka prova?!!!

Ku jane provat?!!!

Prova per te tereeeee….

Si e doni proven?!

Te njome, te thate, 3-mujorshe, 6-mujorshe, si ta doni!!!!

Na prova sa nje mal, po keta te Krimeve te Renda nuk me thirren kurre ku i gjeja keto prova, kush i kishte, ku ishin, pse i mbronin, pse nuk i arrestonin?!!!

Ore eshte mbush vendi me prova jeshile, ore ja ku i keni, me video, audio, me ze e figure!!!! Ore me vrane informatorin pse denoncoi ne media bashkepunimin e trafikanteve me policine!!! Po pse leviste Hajdarmata me te vetet?!!! Jo or jo, levizi vetem kur denoncova pse kishte ardhur avioni italian ne Ishem. Dhe ate rast jo per te hetuar kush po trafikonte droge por pse denoncova ne publik.

Me shoqeruan ne prokurori pse thashe ne Opinion se avioni italian qe ra ne grykederdhjen e lumit Ishem kishte ardhur per te inauguruar pisten e re te narkotrafikut dhe te merrte 200 kg hashash….

Dhe ky kreu i Prokurorise per Krime te Renda qe sot u paraqit para kuvendit, Hajdarmata, e mbajti 5 muaj ne kavalishincen qeveritare ne Durres, pilotin italian Guido Andrea Guidi dhe pastaj e ktheu te lire ne Itali se nuk kishte prova.

E ktheu pas 7 muajsh ne Itali avionin e rrezuar ne Ishem se nuk kishte prova.

Dhe ka 14 muaj qe i mban dy telefonat e mi te sekuestruar. Telefonat mbahen nen “arrest” qe nga 15 shtatori i 2016-es me “dyshimin e arsyeshem” se aty mund te gjendet ndonje prove…. /360grade.al/

OPINIONE