“Bomba” e ish-oficerit të Antidrogës, Antonio Nazeraj: Ju rrëfej takimin e Edi Ramës me trafikantët në Tiranë dhe frika e tij nga …

8 vjet oficer Antidroge ne Fier, Antonio Nazeraj u perndoq dhe u hoq nga policia ne momentin kur u perplas me 2 vellezerit Habilaj. Sot, ne pjesen e dyte te intervistes se tij per “Gazeten Shqiptare”, Nazeraj i cili ndodhet aktualisht ne nje vend te BE, rrefen per takimet e rregullta te eproreve te policise me trafikantet.

Ai flet gjithashtu per nje takim te zgjeruar te kryeministrit Rama me perfaqesues bandash nga e gjithe Shqiperia, ne nje hotel ne Tirane. GSH.al sjell pjesen e dyte te rrefimit te ish-efektivit te Antidroges, Antonio Nazeraj.

Sa grupe te strukturuara kriminale kishte sipas infove tuaja në këtë zonë?

Në qarkun e Fierit janë të paktën katër grupe kriminale që kanë operuar në fushën e narkotikëve, heroinës dhe kokainës, që bënin trafikimin në Greqi dhe Itali si dhe kanabis. Heroina vinte nga Stambolli nga Turqia, por me prejardhje nga Afganistani që më pas trafikohej në Greqi, si dhe kokaina.

Kishin mbrojtje pushtetit?

Në ato vite që kam punuar të them të drejtën nuk e kam ndjerë asnjëherë veten të kërcënuar nga shteti para 2013, por më pas krerët e policisë dhe Ministrisë së Brendshme u bënë njësh me bordin e mafias. Këta kishin shumë mbështetje politike. Këta vendosnin dhe emëronin dhe oficerët, shefa policie, drejtorë policie, në rrethe të ndryshme, apo oficerë në drejtori policie, që i vendosnin, ata bandat vendosnin.

Ky bord bënte dhe emërimet?

Bënte dhe emërime në policinë e shtetit, që kurrë s’kishte ndodhur

Kanë mbështetur politikanë këto grupe?

Këto grupe kriminale kanë pasur goxha mbështetje dhe u bënë shumë të fuqishëm në muajt në vijim.

Heroina dhe kokaina një problem i madh, cilat linja funksiononin?

Ne kemi pasur në hetim gjatë atyre viteve të drogës që vinte nga Turqia dhe kokaina nga Brazili, ku ka pasur eksponentë të njohur në fushën e heroinës, kishim një grup kriminal që sillte kokainën nga Amerika Latine, nga Brazili, nëpërmjet kamionëve të vegjël, që përdoreshin kryesisht për pulat e ngrira.

Kishte një biznes që e mbulonte këtë trafik?

Po ka pasur një biznes, ka pasur disa biznese qe mbulonin trafikun e kokainës nga Brazili në Shqipëri, disa subjekte, ka qenë një bord, një grupim, që ndanin pjesët me përqindje, dhe bënin llogaritë e shitjes së kokainës.

Vinte nga Brazili për ku?

Destinacioni i kokainës në shumë raste, marr shembull një grup, zhdoganonte në Mal të Zi, pastaj futej në Shqipëri, në Veri të Shqipërisë dhe më pas vinte në Fier dhe shpërndahej në vende të ndryshme.

Fieri si magazinë?

Le të themi se ka qenë një laborator i kokainës. Nga infot që ne kemi ndjekur kjo bandë e trafikut të kokainës e mbulonte me shitjen e pulave të ardhura nga Brazili. Kemi pasur në ndjekje një tjetër biznes, biznes i ujit të pijshëm në Jug të vendit. Dhe ky e mbulonte këtë biznes dhe merrej me trafikun e heroinës nga Afganistani në Shqipëri, më pas transportonte në Greqi.

Përse si arrestonit këto?

Kanë qenë gjithnjë në hetim, por vitin e fundit ishte e pamundur të vepronin, kishim një operacion konkret me arrestime.

Ka një episod për t’ju korruptuar?

Kemi sekuestruar dhe ndaluar mjetin dhe ofruar 50 mijë euro t’i linim të lirë dhe dhjetë mijë euro që mos t’i linim të lirë.

Dhe ne e dërguam në burg. Kemi bërë sekuestrimin e heroinës, janë bërë veprime hetimore, ishte një grup shumë i strukturuar kriminal që doli më pas nga transkriptimet, por me terrorin e muajve të fundit nga SHKB, dhe eprorët e Policisë së Shtetit ishte e pamundur të hetojë këto grupe kriminale, pasi kishte dhe dhjetë persona të tjerë grupesh kriminale në trafik me destinacion Athinën, kishte persona të tjerë nga Fieri, Berati, Mallakastra në këtë grup kriminal. Por pjesa e krerëve të policisë, gjykatës dhe prokurorisë kanë paguar shuma të mëdha parash dhe ky hetim pastaj ngeli, isha në ditët e fundit, kur jam transferuar në Lushnjë.

Ka ardhur një zyrtar nga Amerika Latine, një trafikant?

Gjatë hetimit që kemi pasur për një trafik droge kokainë, që vinte nga Brazili në këtë episod ishte përfshirë dhe një shtetas nga Amerika Latine, nga Kili apo Brazili, më duket një ish-ministër, i cili ishte përfshirë në trafik droge dhe erdhi në Fier pasi ka pasur një ftesë nga ish-kryetari bashkisë në atë kohë, për planin e rregullimit të qytetit të Fierit, sipas informacionit që morëm në bashki, por, sipas hetimit tonë, ishte i përfshirë në trafikun e kokainës që vinte nga Brazili në Shqipëri dhe në Fier. Ky person ka pas bashkëpunim me disa persona që ne kemi pasur në hetim për trafikun e kokainës si dhe një grup kriminal të mirorganizuar në qytetin e Vlorës.

Një tjetër zyrtar që më shumë bënte mbledhje partie se policie?

Po në atë kohë më kujtohet se ish- nëndrejtori i policisë është munduar të fshehë një dosje kontingjenti të një ish- funksionari të lartë të partisë në pushtet, ishte nipi funksionari të lartë, ky nëndrejtor ishte një njeri shërbimesh në kohën e diktaturës.

Grupe të mëdha biznesi në kokainë heroinë, kishte vrasje, gjoba?

Pengmarrje e vrasje ka pasur, por këta, kohë pas kohe, kanë korruptuar gjykatën dhe policinë, por dhe krerët e lartë të Policisë së Shtetit

Gjykatës e prokuror të korruptuar?

Gjykata dhe prokuroria pjesë e sistemit të korruptuar.

Mos e bëjmë teorike, ju ka qëlluar konkretisht?

Po, jemi hasur, por edhe me emra nuk mund t’i themi të gjithë, pasi tetë vite kemi pasur info goxha se si korruptoheshin, duke parë dhe vendimet e gjykatës që me gjithë provat tona ata dilnin pa lagur.

Nëse drejtësia funksionon, ju do ia përcillnit këtë rrëfim asaj?

Po, patjetër. Nëse do të funksiononte do të isha i gatshme t’ia përcillja këto informacione, dhe informacione të tjera.

Aktualisht ku gjendeni?

Unë gjendem në një shtet të Bashkimit Evropian ku kam kërkuar strehim dhe mbrojtje për familjen time.

Kjo që ju thoni është e provueshme?

Po, është e provueshme, sepse këto gjëra kanë ndodhur dhe me këto persona unë përballem në çdo kohë.

Pas zgjedhjeve si reagonin këto grupe kriminale?

Me sa me kujtohet ka pas takime të ndryshme, nga ish-kreu i Partisë Socialiste sot kryeministër, me disa trafikantë, në një hotel në Tiranë, nga gjitha rrethet e vendit, por mes tyre kanë qenë dhe persona me precedentë penalë nga qarku i Fierit

Ju nga e morët vesh?

Po ne ngaqë ndiqnim trafikantët nga qarku ynë kishim goxha të dhëna, nga trafikantët apo njerëzit afërt të tyre, kish mbledhur për t’i falënderuar pas zgjedhjeve parlamentare dhe për t’u lënë detyra të mëtejshme. Në një moment hyn një insekt që zhurmoi aty dhe në atë moment kryeministri ka thënë pushoni se po na ndjeke, na përgjon amerikani… e kanë qeshur bashkërisht… personi ka qenë njëri nga të afërmit e trafikantëve./ GSH

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne