Bombardimi i Beogradit në 1999, OKB refuzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, Daçiç: Jemi të zhgënjyer!

Ministri i Punëve të Jashtme serbe, Ivica Daçiç, ka deklaruar se Beogradi është i zhgënjyer nga refuzimi i kërkesës së Rusisë nga OKB,  për seancë të jashtëzakonshme kundër NATO-s në lidhje me ndërhyrjen në Kosovë.

”Kjo ka penguar që të dëgjohet e vërteta mbi agresionin e NATO-s ndaj Jugosllavisë në vitin 1999. Ne erdhëm këtu me ftesë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, besojmë se tema është jashtëzakonisht e rëndësishme për rendin juridik ndërkombëtar”, tha Daçiç në konferencë për shtyp.

Megjithatë ai ka falënderuar Rusinë, Kinën dhe Algjerinë për mbështetjen e iniciativës për të diskutuar bombardimin e Jugosllavisë, në Këshillin e Sigurimit.

Daçiç tha se i vjen keq që disa vende po marrin rolin e zëdhënësve të atyre që kryen agresion kundër Jugosllavisë dhe shtoi se do t’ua shpërndante të gjitha mediave atë që nuk mund të thoshte në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së – se “agresioni i NATO-s është i paligjshëm nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare”./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne