Bombardohet karvani i të evakuuarve, mbi 60 fëmijë të vrarë në Alepo

Fondi i OKB-së për Fëmijët ka dënuar vrasjen e më shumë se 60 fëmijëve në një sulm me bombë në Alepo kundër të shpërngulurve.

“Pas gjashtë viteve të luftës dhe kasaphanës njerëzore në Siri … gjashtë viteve të thyerjes së zëmrave për kaq shumë familje siriane … ja tek vjen një tmerr i ri që duhet të thyejë zemrën e kujtdo që ka një (zemër)”, tha të dielën deklarata e drejtorit ekzekutiv të UNICEF, Anthony Lake.

“Më shumë se 60 fëmijë raportohet të jenë vrarë në një sulm ndaj një autokolone autobuzësh dje Alepo. Një konvoj i familjeve që për kaq shumë kohë kishin njohur tashmë aq shumë vuajtje. Tani të mbijetuarit duhet të kenë një humbje aq të re dhe të tmerrshme,” shtoi deklarata.

Lake kërkoi jo vetëm për pendim, por edhe për veprim për të siguruar që lufta të përfundojë së shpejti, duke thënë: “Ne duhet të nxjerrim nga kjo jo vetëm zemërim, por edhe një vendosmëri të përtërirë për t’i arritur të gjithë fëmijët e pafajshëm në të gjithë Sirinë me ndihmë dhe rehati. Dhe të nxjerrim prej saj gjithashtu shpresën se të gjithë ata me zemrën dhe fuqinë për t’i dhënë fund kësaj lufte, do e bëjnë këtë.”

Ndërsa media shtetërore siriane raportoi deri në 40 viktima në ditën e shpërthimit, të hënën numri u rrit në 125 njerëz të vrarë, në bazë të grupeve lokale të të drejtave të njeriut. Sulmi erdhi në të njëjtën kohë kur qeveria siriane ishte duke kryer evakuimin e ndërmjetësuar ndërkombëtarisht nga dy qytete.

“Kjo është një nga masakrat më të këqija, më të tmerrshme. Ne i bëjmë thirrje presidentit tonë Asad që të na ndihmojë të largohemi. Ajo që ndodhi nuk mund të përshkruhet. Oh, i dashur Zot! Ne nuk e dimë se çfarë të bëjmë”, tha një grua jashtë një spitali në Aleppo për Ruptly të shtunën.

Arsyeja që ka pasur kaq shumë fëmijë në mesin e viktimave është se shpërthimi ka ndodhur në momentin kur fëmijët ishin mbledhur rreth një furgoni që shpërndabte patatina, sipas Lizzie Phelan të RT.

Evakuimi ka vazhduar menjëherë pas sulmit, për të cilin askush nuk e ka marrë ende përgjegjësi. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne