Borchardt iku, ja kush do të jetë ambasadori i ri i OSBE-së në Shqipëri

Vincenzo Del Monaco, do të jetë kreu i ri i Prezencës së OSBE në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Twitter.

“Një “fat i mirë” shumë italian për Ambasadorin Vincenzo Del Monaco, Shefi i sapoemëruar i OSCE në Shqipëri.

Flamuri i Italisë ju uron suksesin më të mirë në sfidën tuaj të ri, për të mirën e agjendës së reformave të qeverisë shqiptare dhe popullit shqiptar”, thuhet në mesazhin e përfaqësisë së OSBE.

Kujtojmë se kreu i OSBE në Tiranë ka qenë ambasadori Bernd Borchardt, i cili u largua nga vendi ynë pas mandatit katër vjeçar, duke shkaktuar debate të shumta, pas një ngjarje ku i tregoi gishtin e mesit protestuesëve./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne