Ishte duke punuar me vinç në rrugën e “Arbrit”, humb jetën 53 vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën duke punuar në rrugën e Arbrit. Policia bën me dije se A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Klos / informacion paraprak

Rreth orës 09.40, në rrugën e Arbrit, shtetasi A. A., rreth 53 vjeç, duke punuar me një automjet të rëndë (vinç) në urën e fshatit Fshat, Klos, është aksidentuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne