Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavusoglu deklaroi se problemi midis Azerbajxhanit dhe Armenisë nuk do të zgjidhet nëse kjo e fundit nuk tërhiqet nga territori i Azerbajxhanit.
Çavusoglu së bashku me Numan Kurtulmus, nënkryetarin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) vizitoi ambasadorin e Azerbajxhanit në Ankara, Hazar Ibrahim.
Në deklaratat e bëra pas vizitës, Çavusoglu në lidhje me konfliktet midis Azerbajxhanit dhe Armenisë tha se “Ky problem ka vetëm një zgjidhje: Armenia do të tërhiqet nga territoret e pushtuara azerbajxhanase. Për deri sa nuk ndodhë kjo nuk do të ketë as zgjidhje”.
Duke theksuar se vendimet e Kombeve të Bashkuara (OKB) mbi unitetin territorial dhe integritetin e Azerbajxhanit janë të qarta, shefi i diplomacisë turke tha ser treshja e Grupit të Minskut dhe OSBE-ja në përgjithësi nuk kanë ndërmarrë ndonjë hap konkret deri më tani.
“Tani duam që ky problem të zgjidhet konkretisht. Populli turk është gjithmonë pranë popullit vëlla të Azerbajxhanit. Jemi pranë si në tavolinë ashtu edhe në terren. Duam që këtë çështja ta zgjidhim rrënjësisht”, bëri të ditur Çavusoglu.
Ndërkaq ministri Çavusoglu ka zhvilluar edhe bisedë telefonike me homologun e tij azerbajxhanas Ceyhun Bayramov./trt